Google ADS

Archos lanson fabletën me 5.5 inç Diamond Plus

08:47 | 2 Shtator 2015
Arbresh Info

Ende pa u mbajtur eventi IFA, Archos ka prezantuar edhe një telefon tjetër të mençur. Si pjesë e brendit Diamond, Diamond Plus vjen me ekran 5.5 inç 1080p, kamerë prapa 16 megapiksel me blic LED dhe kamerë frontale 8 megapiksel.

Po ashtu, Diamond Plus ka 2GB RAM, 16GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, rrjet 4G LTE, ka dy hapësira për SIM kartela, bateri 2.800 mAh dhe funksionin për mbushje të shpejtë, shkruan arbresh.info.

archos Diamond Plus

Fableta e re nga Archos ka gjithashtu procesor 1.5 GHz MediaTek MT6753 Soc tetë-bërthamor, platformë Android 5.1 Lollipop, dhe peshon 178g.

Archos Diamond Plus do të jetë në dispozicion në Evropë gjatë muajit nëntor për vetëm 179.99 funta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme