Apple tregon vendndodhjen e përdoruesve që thirrin numrat emergjentë

22:35 | 18 Qershor 2018
A. B.

Apple ka njoftuar se pajisjet e saj në versionin iOS 12 automatikisht do të ndajnë vendndodhjen e përdoruesve që bëjnë thirrje për një numër emergjence 911 për Amerikën e Veriut.

Qëllimi i opsionit të ri është reduktimi i kohës së përgjigjes pas thirrjes së një qytetari.

Apple thotë se 80 për qind e thirrjeve në 911 vijnë nga telefonat mobilë, por infrastruktura e vjetruar e bën të vështirë gjetjen e shpejtë të personit që ka bërë thirrjen, transmeton KP.

Ky ndryshim me iOS 12 është i bazuar në HELO (Hybridized Emergency Location) të Apple, i nisur në 2015, i cili do të integrohet në softuerin ekzistues të shumë qendrave 911 me ndihmën e kompanisë teknologjike RapidSOS.

Apple thekson se të dhënat e përdoruesit nuk do të përdoren për qëllime të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme