Presidenti amerikan, Donald Trump, nxitoi për të kapitalizuar investimet e ardhshme të ‘Apple’ brenda Amerikës si dhe pagesën e taksave të mbetura prej 38 miliardë dollarësh.
Gjiganti i teknologjisë, tha se gjatë pesë viteve të ardhshme do t’i sjell 30 miliardë dollarë brenda SHBA-ve me krijimin e 20 mijë vendeve të reja të punës.
Pas njoftimit të ‘Apple’ për t’i kthyer fitimet nga operacionet ndërkombëtare, Presidenti Trump nuk i kurseu meritat vetes, duke thënë se ato janë rezultat i shkurtimeve të taksave që ai paraqiti kohët e fundit.
“Unë kisha premtuar se me politikat e mia, kompanitë si ‘Apple’, do të rikthenin shuma të mëdha në SHBA”, tha presidenti amerikan.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i ‘Apple’, Tim Cook tha se “Ne kemi një ndjenjë të lartë të përgjegjësisë dhe duam t’i kthejmë vendit tonë atë që duhet, nëse na ndihmon për suksesin tonë”.
Sipas ‘The New York Times’, përcjell Telegrafi, për aq sa dihet, pjesa më e madhe e të ardhurave të ‘Apple’ deri më tani është fituar nga tregu ndërkombëtar, në veçanti nga likuiditeti total prej 269 miliardë dollarësh, ku 94 për qind vijnë nga operacionet jashtë Amerikës.
Me vite të tëra, kompania ‘Apple’ kishte thënë se nuk do të binte fitimet në vend nëse nuk do të ndryshonte regjimi tatimor. Megjithatë, kompania argumenton se sa e rëndësishme ndikimi i operacioneve të saj në SHBA, duke filluar me ata që krijojnë softuer për të gjithë furnizuesit. /Telegrafi/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës