Telefonat e rinj nga Apple, iPhone 6S dhe 6S Plus janë lëshuar javën e kaluar dhe tashmë kanë thyer rekord në shitje. Kompania ka thënë që ka shitur më shumë se 13 milionë pajisje të reja gjatë vikendit, shifër kjo që theu rekord.
“Shitjet e iPhone 6S dhe iPhone S Plus kanë qenë fenomenale duke kaluar çdo rezultat të shitjeve të mëparshme në historinë e kompanisë”, tha Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit Apple, transmeton arbresh.info. ” Përgjigjet e konsumatorëve kanë qenë të jashtëzakonshme, ata janë duke pëlqyer shumë funksionin 3D Touch dhe Live Photos. Nuk mund të presim për ofruar telefonat e rinj edhe në më shumë vende”.
Në krahasim me vitin e kaluar, Apple ka shitur 10 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus brenda javës kur filluan shitjet./arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet