Google ADS

Apple sërish brendi më i vlefshëm në botë

08:57 | 6 Tetor 2016
Arbresh Info

Bazuar në renditjen e fundit, Apple është ende brendi më i vlefshëm në botë.

‘Interbrand’ ka prezantuar listën e saj për brendet më të mirë në botë për vitin 2016 dhe siç është përmendur më lartë, Apple është në krye sërish, shkruan portali arbresh.info.

Kompania pohon që vlera e brendit Apple është rritur për 5 për qind që nga viti i kaluar. Google është në vendin e dytë me një rritje prej 11 për qind. Të dy këto kompania ka qenë në krye të listës brenda katër viteve të fundit.

Coca-Cola është brendi tretë, ndërsa Microsoft është në pozitën e katërt. Këto ndiqen më pas nga Toyota, IBM, Samsung, Amazon, Mercedes-Benz dhe GE./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme