Betejat ligjore në lidhje me të drejtat e autorit mes Apple dhe Samsung nuk kanë fund.
Dy kompanitë më të mëdha në fushën e telefonave inteligjentë, përballen në serinë e tretë për një set prej pesë patentash.
Bëhet fjalë për një proces që ka nisur prej vitesh, e që Apple e fitoi në 2012, duke detyruar Samsung që të paguajë 1.05 miliardë dollarë si dëmshpërblim për kompaninë amerikane.
Shuma u reduktua në 400 milionë pas apelimit të kompanisë koreano-jugore, që nuk u dorëzua me kaq, por vendosi që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo e fundit duhet të vendosë nëse mënyra dhe metoda e përdorur për të përllogaritur dëmet që i janë shkaktuar Apple qëndrojnë apo jo.
Por edhe në këtë gjykatë procesi nuk është i thjeshtë. Pas seancës së parë dëgjimore, palët kërkuan një tjetër të tillë me pretendimin se kanë prova të reja, që u japin të drejtë, përcjell Telegrafi.
Gjykatësja Lucy Koh, që ishte anëtare në gjykimin fillestar deklaroi se ka ndërmend që të aplikojë rregullin e famshëm “Groundhog Day”, si referencë e filmit të vitit 1993, ku procesi përsërit vetveten duke u ndaluar kompanive paraqitjen e provave të reja.
Kjo do të thotë se gjykatësit do t’i qëndrojnë vendimit të parë, që Samsung kopjoi tri patenta dizajni të iPhonet dhe dy patenta të tjera në sistemin e kamerës.
As Apple dhe as Samsung nuk kanë komentuar në lidhje me këtë deri më tani. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...