Një numër i makinave moderne ju lejon të hapni makinën tuaj duke përdorur telefonin tuaj, por nuk ka një standart që siguron se ky tipar funksion në të gjitha pajisjet për vitet që vijnë. Fatmirësisht, një numër i firmave të teknologjisë dhe prodhuesve të automjeteve po bashkohen së bashku për ta zgjidhur këtë.
Më shumë se 70 kompani, përfshirë Apple, Samsung, Panasonic, Audi, GM, BMW, Hyundai, NXP, Qualcomm dhe Volkswagen, kanë bashkuar duart nën ‘Konzorciumin e Lidhjes në Rrjet’ për të krijuar standardin Digital Key, specifikim që synon t’ju lejojë të hapni automjetin dhe të ndezni makinën tuaj në mënyrë sigurt në të gjithë markat e makinave dhe brendeve të telefonëve.
Publikimi i këtij standardi jo vetëm që do të ndihmojë më shumë kompani të miratojnë këto veçori, por edhe t’u lejojnë pronarëve të ndajnë aksesin në makinat e tyre me të tjerët, nëpërmjet telefonave të tyre.
Ideja është që të përdorni protokollet NFC ose Bluetooth Low Energy për t’ju lejuar të hapni makinën tuaj kur jeni brenda një distancë të afërt, automatikisht ose me dorë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin