Në eventin Scary Fast, Apple ka prezantuar dy modele MacBook Pro me M3 çipa.
Apple prezantoi laptopët e rinj 14 dhe 16-inç, që i vë në funksion procesori më i ri dhe më i fuqishëm M3, transmeton Telegrafi.
Modeli fillestar “më i ri” tani është laptopi 14-inç me çipin standard M3 dhe pa Touch Bar.
Bëhet fjalë për pasuesin e 13-inçëshit M1 MacBook Pro, por që është më i madh dhe më i shtrenjtë.
Nga kompania kanë bërë të ditur se MacBook Pro me 16-inç dhe me procesor M3 Pro, do të duhej të mbante baterinë deri në 22 orë pa patur nevojë për mbushje.
Modelet prej 14-inç kanë bateri më të vogla që qëndrojnë më pak, siç është M3 Max për të cilin Apple nuk ka dhënë të dhëna konkrete.
Laptopët kanë tre porte Thunderbolt 14 sikurse edhe HDMI dhe konektorin për mbushje MagSafe.
Kur bëhet fjalë për çmimet, 14-inç aktual M3 MacBook Pro ka një çmim fillestar prej 1599 dollarë (8 GB Unified Storage + 512 GB hapësirë), derisa modeli me 1 TB hapësirë kushton 200 dollarë më shtrenjtë.
MacBook Pro prej 14-inç me çipin M3 ka një qmim fillestar prej 1999 dollarë (18 GB Unified Storage + 512 GB), derisa opsioni më 1 TB dhe adapter 96W USB-C kushton 2399 dollarë.
Modeli më i fuqishëm ka çip M3 Max, 36 GB Unified Storage, 1 TB hapësirë dhe kushton 3199 dollarë. Këta laptopë pritet të dalin në shitje nga 7 nëntori. /Telegrafi/
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para