Google ADS

Apple prezanton katër modele të reja iPhone?

08:12 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Shtatori është i rezervuar për ngjarjen e madhe të Apple në të cilin kompania do të prezantojë modelet e veta më të reja. Ky vit, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i veçantë.

Këtë vit bëhen dhjetë vjet qëkur Stiv Jobs prezantoi iPhonen e parë dhe gjiganti teknologjik ka vendosur që në treg të hedhë telefonin e mençur me rastin e këtij jubilari.

Publikimi i ri i Stiv Hemerstofer – i njohur si OnLeaks – në lidhje me modelin e ardhshëm iPhone është më tepër se sa relativ, shkruan Forbes, pasi që OnLeaks është njëri nga burimet më të besueshme kur bëhet fjalë për parashikimet dhe performancën e pajisjeve të ndryshme.

OnLeaks kohë më parë në bazë të informacioneve “të brendshme” dhe në bashkëpunim me MySmartPrice, publikoi renderin e iPhone të ri.

Modelet e reja të Apple sipas tij pritet të kenë ekran nga skaji në skaj, shtëpizë prej xhami, kamerë të pozicionuar në mënyrë vertikale dhe pa butonin fizik “Home”. Nuk shihet vetëm skaneri për gishtërinjtë, i cili sipas zërave të deritanishëm duhet të jetë i integruar në ekranin e iPhone.

Lajmet për Apple, që kanë të bëjnë me telefonat e tij të mençur, nuk marrin fund këtu dhe pritet që këtë vit të prezantohet edhe modeli i ri i telefonit të suksesshëm iPhone SE, i cili pritet që quhet iPhone SE 2 ose iPhone SE Serie 2, sikur në rastin e orëve të mençura.

Në fund të vitit të kaluar, njëri nga analistët më të çmuar që përcjellë zhvillimet në Apple – Ming Chi-Kuo, paralajmëroi se gjenerata e dytë e iPhone SE do të dalë në treg në gjysmën e dytë të vitit 2017, që do të thotë se ky parashikimi i ri mund shumë lehtë edhe të shndërrohet në realitet.

Nëse dalin të sakta, atëherë këtë vit mund të shohim katër modele të reja iPhone – iPhone 8, iPhone 7S, iPhone 7S Plus dhe iPhone SE 2./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme