Google ADS

Apple po përgatitet për “vrasjen” e iPhone

14:22 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Business Insider këtyre ditëve ka publikuar një tekst të pazakonshëm në të cilin thuhet se Apple që një kohë po përgatit terrenin për “diçka të madhe që do të vijë në të ardhmen”.

Në Kupertino janë të vetëdijshëm se iPhone nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe ai i ka “ditët e numëruara” më shpejt se sa që është menduar.

iPhone shndërroi Apple në njërën nga kompanitë më të fuqishme të botës. Derisa kjo pajisje zëvendësoi iPod dhe pajisje tjera personale para dhjetë vjetësh, diçka unike duhet ta zëvendësojë iPhone.

Por, nga prapaskena po ndodh diçka e madhe, e cila brenda një kohe të shkurtër mund të nënkuptojë edhe “vdekjen” e tij.

Gjigantët e mëdhenj Microsoft, Google dhe Facebook ka vite që po përgatitin botën e konsumatorëve në realitetin e zgjeruar (Augmented Reality, AR). Në konferencën e sivjetme të WWDC-së,  Apple zbuloi se është i gatshëm të përgatitet për këtë fushë të re.

Bëhet fjalë për segmentin, i cili përdoruesve do t’iu mundësojë afrimin me botën e re digjitale, integrimin e grafikës së kompjuterëve në botën reale përmes kontestit adekuat.

Analistë të shumtë besojnë se është e pashmangshme arritja e erës së re në të cilën telefonat e mençur do të zëvendësohen nga syzat e mençura, të cilat do të kenë të gjitha ekranet që kërkojnë përdoruesit dhe nevoja për nxjerrjen e telefonit të mençur nga xhepi thjesht do të zhduket dhe bashkë me këtë nuk do të ketë më nevojë për telefona të tillë.

Kreu i Apple, Tim Cook në një intervistë për Bloomberg nuk ka fshehur entuziazmin e mundësisë së botës së realitetit të zgjeruar në të cilën kompania ka hyrë zyrtarisht me prezantimin e platformës iOS 11.

“Jam shumë i ngacmuar nga i gjithë rrëfimi. Thjeshtë dua të bërtas për shkak të kësaj”, ka thënë ai.

Cook më herët ishte i përmbajtur rreth gjithë rrëfimit, derisa Microsoft, Facebook, Google, Intel dhe kompani tjera prezantuan vizionet dhe zgjidhjet e tyre. Ai kishte thënë se realiteti i zgjeruar kah ende kohë për zhvillim, por në momentin që kjo do të ndodhë – konsumatorët do të pyesin se si kanë mund të jetojnë pa këtë.

Zërat rreth asaj se Apple është duke punuar në gadgets të mençur përveç orës së mençur janë të vjetra pothuajse sikurse edhe vetë Apple Watch. Por, me prezantimin e platformës iOS 11, platforma AR Kit e dedikuar për zhvillimin e aplikacioneve për realitet të zgjeruar do të hapë “një mal” pohimesh se si Apple në laboratorët e vet po fsheh syzat e mençura.

Por, edhe nëse nuk ekzistojnë, ato tashmë janë të gatshme që një ditë thjesht “të mbysin” iPhone.

Edhe pse ka me vite që flitet për veturat e mençura të Apple, deri më sot asgjë nuk ka ndodhur e re në këtë fushë, por për “vdekjen” e iPhone analistët flasin seriozisht se kjo do të ndodhë në dekadën e ardhshme dhe e gjithë kjo do të jetë e lidhur me realitetin e zgjeruar.

Ka pasur zëra se Apple po negocion me disa firma të njohura për zgjidhjet e tyre për realitetin e zgjeruar dhe atë virtual.

Derisa Apple kërkon një prodhim revolucionar, i cili do të pasojë iPhone, nuk do të shqetësohet shumë për atë se si kjo pajisje do të zhduket nga tregu. Marketingu do ta thotë të veten. Përdoruesit do ta thonë po ashtu fjalën e tyre. Gjithçka do të shkojë njësoj sikurse te paraqitja e iPhone të parë.

Pyetja se nëse AR gadgets do të zëvendësojnë telefonat e mençur sikurse iPhone, paraqet vetëm çështje kohe – se kur do të ndodhë saktë një gjë e tillë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme