“Apple” paraqet versionet e reja të iPhone-it

09:29 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

Kompania “Apple” paraqiti këtë të martë versionet e reja të iPhone-it.

Bëhet fjalë për iPhone 12, i cili do të punojë me rrjetin 5G.

Në prezantimin virtual, ndikuar nga pandmia e koronavirusit, shefi ekzekutiv i kompanisë Apple , Tim Cook tha se sot është fillimi i një epoke të re për iPhone.

“5G do të sjellë një nivel të ri të performancës për shkarkime dhe ngarkime, transmetim video me cilësi më të lartë, ndërveprim në kohë reale dhe shumë më tepër”. Sot është fillimi i një epoke të re për iPhone”, theksoi ai.
iPhone 12 do të dalë në shitje nga 799 dollarë. Ka një ekran 6.1 inç (rreth 15.5 cm), është 11% më e hollë, 16% më i lehtë dhe ka korniza më të vogla se iPhone 11. Kompania

“Apple” gjithashtu prezantoi një version “Mini” me një ekran 5.4 inç (rreth 13 cm), që nis nga 699 dollarë dhe versionin “Pro” me tre kamera, që nis nga 999 dollarë.

Porositë paraprake për iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro fillojnë më 16 tetor dhe dalin në shitje më 23 tetor. IPhone Mini do të jetë i disponueshëm për porosi më 6 nëntor dhe në dyqane më 13 nëntor./abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme