Apple u godit me një padi të enjten duke pretenduar se me qëllim “ngadalëson procesorët e iPhone” në modelet më të vjetra të iPhone pa pëlqimin e pronarëve të telefonit.
Padia e cila argumentohet në një ankesë është paraqitur të enjten në Los Anxhelos, dhe e njëjta thotë se disa përdorues të iPhone “vërejtën se modelet e tyre më të vjetra të iPhone ngadalësohen kur dalin modele të reja” dhe se ata “kurrë nuk kanë pranuar të lejojnë” kompanisë Apple për të “ngadalësuar iPhone e tyre”.
Masa ligjore vjen pasi Apple zbuloi se përditësimet e saj të reja të programeve ngadalësojnë pajisjet më të vjetra të iPhone në mënyrë që të lejojnë që bateritë në modele të vjetra të vazhdojnë me karakteristikat e reja që vijnë në telefona.
Ndërsa Apple nuk pranoi kërkesën e ABC News për të komentuar mbi padinë, kompania teknologjike tha në një deklaratë se “qëllimi i tyre është të japë përvojën më të mirë për konsumatorët, që përfshin performancën e përgjithshme dhe zgjatjen e jetës së pajisjeve të tyre”.
Joanna Stern, një gazetare e teknologjisë për Wall Street Journal, tha për ABC News tha se përditësimet e softuerëve që rezultojnë në procesorë më të ngadalshëm mund të ndihmojnë në mbrojtjen e iPhone nga veprimet e ngadalshme dhe “të pavlera”.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”