Gjiganti teknologjik e ka quajtur kampanjën “Kalimi nga Androidi” në ueb faqen e vet dhe ka publikuar pesë video në YouTube. Apple në kampanjën e re premton se “jeta është më e lehtë me iPhone”.
“Për dallim nga shumë telefona tjerë, të dhënat e rëndësishme në iPhone-n tuaj janë nën enkriptim dhe të mbrojtura me shifrën tuaj”, pohon Apple.
Kompania ofron edhe 250 dollarë për ata përdorues, të cilët telefonat e vet të vjetër Android i zëvendësojnë me iPhone, por nëse e ndërroni Samsung Galaxy S6 përdoruesit fitojnë vetëm 150 dollarë.
Më shumë se 81 për qind e telefonave botëror përdorin softuerin Google në krahasim me 18 për qind sa mbajnë Apple.
Samsung ishte prodhuesi më i popullarizuar gjatë vitit të kaluar dhe kishte madje 20 për qind të të gjithë telefonave të shitur në vitin 2016, derisa Apple kishte vetëm 14 për qind të tregut./Arbresh.info/