Google ADS

Apple nuk shet më modelin 256GB të iPhone 7

20:05 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Muajin e kaluar Apple bëri disa ndryshime, por një mund t’iu ketë shpëtuar me shumë mundësi. U prezantuan iPhone 8 dhe iPhone X, por kompania gjithashtu rishikoi ofertat e iPhone 7-ës.

Kompania nuk do të shesë më një model 256GB të iPhone 7, telefoni me kapacitetin më të lartë, duke i lënë përdoruesit me tre opsione: 32GB, 128GB dhe iPhone 8 256GB.

Sipas disa uebsajteve, Apple ndaloi së shituri iPhone 7 256GB më 12 Shtator, po atë ditë që prezantoi iPhone 8.

Një zëdhënës i kompanisë kishte konfirmuar se Apple nuk shet më në mënyrë direkte një model të tillë. Ky është një rast konkret sesi Apple detyron përdoruesit të kalojnë në modele të reja nëse duan më shumë kapacitete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme