Kompania Apple e ka miratuar një kërkesë ruse, për të vendosur gadishullin e Krimesë në aplikacione, si pjesë të territorit të saj.
Forcat ruse aneksuan Krimenë nga Ukraina në mars të vitit 2014, duke nxitur një reagim të ashpër ndërkombëtar.
Rajoni tani tregohet si territor rus në Apple Maps dhe aplikacionin e motit.
Kur përdorni aplikacionet nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe në disa pjesë të Evropës, nuk tregohen kufij ndërkombëtarë rreth gadishullit.
Vasily Piskarev, i cili kryeson Komitetin për Kontrollin e Sigurisë dhe Korrupsionit në parlamentin rus, përshëndeti veprimin e Apple, duke thënë se “gabimi në shfaqjen e qyteteve të Krimesë në aplikacionin e motit është eliminuar”.
“Me këtë veprim, kompania ka demonstruar një dëshirë për të ruajtur dhe zhvilluar pozicionet e saj në tregun rus”, tha Leonid Levin, kreu i Komitetit të Politikave të Informacionit në parlamentin rus.
Apple me qendër në Kaliforni dhe Ambasada e Ukrainës në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje.
Ka pasur bisedime disa muajshe midis Rusisë dhe kompanisë Apple për çështjen e Krimesë.
Kompania amerikane fillimisht u përpoq ta shfaqte Krimenë si territor të papërcaktuar duke hequr çdo lidhje me Ukrainën.
Kompania tjetër, Google, e cila gjithashtu posedon aplikacionin e njohur të hartave, nuk e tregon Krimenë si territor të Rusisë, por as të Ukrainës.
Shumica e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe SHBA-në, nuk e njohin aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë.
Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë në konfliktin që nisi në vitin 2014.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...