Sipas një raporti të publikuar nga ‘Financial Times’, në përgjithësi mbi 10 milionë njerëz janë duke paguar për përdorim shërbimin Apple Music. Ky lajm vjen vetëm tre muaj pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, njoftoi që shërbimi ka arritur 6.5 milionë abonues me pagesë.
Ndryshe nga shërbimi Apple Music, rivali Spotify aktualisht ka 20 milionë përdorues me pagesë megjithëse kompanisë i mori gjashtë vite për të arritur 10 milionë abonues, shifër që Apple Music e arriti brenda vetëm gjashtë muajve, shkruan arbresh.info.
Aplikacioni Apple Music është në dispozicion në dy platformat, iOS dhe Android. Tek platforma nga gjiganti Google shërbimi Apple Music është lansuar disa muaj më parë./arbresh.info
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...