Apple mund të shes 100 milionë njësi iPhone 7

09:04 | 19 Shtator 2016
Arbresh Info

Sipas analistëve të Koresë Jugore, Apple mund të shes deri në 100 milionë njësi të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus deri në përfundim të këtij viti falë shitjeve më të mëdha seç pritej qysh në fillim, rezultat i arritur si pasojë e incidenteve me Galaxy Note 7.

“Urdhri për të ndalur përdorimin e Galaxy Note 7 dhe incidentet e vazhdueshme në SHBA kanë bërë që shumë konsumatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mbështeten në iPhone”, tha Lee Seung, një analist në IBK. “Është e padiskutueshme që incidenti me Galaxy Note 7 ka qenë një plus i madh për kompaninë Apple”.

Ndërsa, analisti Kim Ji-san nga Kiwoom Securities parashikon që iPhone 7 do të tejkalojë shitjet e iPhone 6S, shkruan portali arbresh.info.

“Përdoruesit e iPhone 6 janë të gatshëm për të ndërruar telefonat e tyre pas skadimit të kontratës dy vjeçare dhe tërheqjes së Galaxy Note 7 që ndikuar shumë te shitjet”, tha Kim.

Çmimi i aksioneve të gjigantit Apple është rritur për 11.4 për qind javën e kaluar falë popullaritetit të madh të pajisjeve të reja që janë duke u shitur shumë në SHBA, Kinë dhe Angli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme