Të gjithë u çuditëm kur Apple vendosi të hiqte folenë e kufjeve nga iPhone 7, por me siguri të gjithë do të gëzohemi kur të shohim karikuesit wireless që do të dalin për iPhonët e rinj që priten të dalin vitin tjetër.
Ky është një nga planet e afërm të Apple dhe disa të dhëna të postuara më parë tregojnë që Apple ka folur për një teknologji të tillë në startup-in Energous, përcjell arbresh.info.
Pajisja mendohet të ndërtohet në mënyrë të tillë që të emetojë valë tek marrësit që mund të jenë edhe 4.5 m larg dhe të karikojë deri në 12 pajisje njëkohësisht.
Teknologjia përmendet në materialet e Apple që në Mars të 2014, që do të thotë se ajo ka qenë duke u ndërtuar në laboratorët e kompanisë që prej 2 vitesh tashmë./arbresh.info
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para