Apple ka siguruar lejen për të testuar automjetet autonome në Kalifornia, e cila i lejon kompanisë që të testojë vozitjet në tri vetura me gjashtë vozitës, njoftoi të premten Departamenti i automjeteve motorike.
Sipas këtij departamenti, veturat janë të modelit 2015 Lexus RX450h.
Marrja e lejes nuk do të thotë se Apple do të prodhojë vetura, shkruan Reuters.
Edhe pse Apple asnjëherë nuk e ka pranuar hapur se është e interesuar në prodhimin e veturave elektrike, kompania ka rekrutuar dhjetëra ekspertë të veturave.
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka bërë me dije se kompania dëshiron që të lëvizë në integrimin e telefonave të mençur në sistemin e veturave.
Apple në këtë mënyrë i bashkëngjitet listës së prodhuesve tradicionalë të veturave, kompanive teknologjike, për të testuar veturat në Kaliforni, me qëllim të sjelljes së veturave vetëlëvizëse në rrugë.
Leje të tilla kanë marrë edhe shumë kompani tjera para Apple, si Ford Motor, Tesla Motors, Alphabet Inc’s Google unit, General Motors Co.
Shumë kompani besojnë se veturat e para do t’i lansojnë në vitin 2020, por disa ekspertë besojnë se kjo do të marrë më shumë kohë për shkak të sfidave të rregullave.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?