Google ADS

Apple me sistem të ri operativ në qershor

15:04 | 19 Prill 2016
Arbresh Info

Apple ka caktuar datën për prezantimin e versionit të ri për sistemin operativ iOS.

Kompania ka vendosur të prezantoj sistemin e ri si dhe produktet e tjera të reja në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvilluesit, shkruan portali arbresh.info. Tani, gjiganti teknologjik ka konfirmuar që eventi i hapur do të mbahet në 13 qershor në San Francisco.

Në mesin e prezantimeve të shumë pritura është edhe zbulimi i iOS 10, sistemi operativ për telefonat e mençur iPhone dhe tabletat iPad. Apple gjithashtu do të shfaq versionin ri të OS X, të cilit thuhet se do ia ndryshojë emrin në macOS./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme