Apple ka prezantuar një model të ri 12 inç të laptopëve. Bëhet fjalë për një MacBook Air i cili largon çdo portë të mundshme të modeleve tjera duke ruajtur vetëm një portë USB të tipit C si dhe një portë audio. Dizajn i MacBook Air ofron laptopin më të hollë në botë.
Laptopi peshon vetëm 900 gram dhe ka një trashësi 13.1 mm. Një tjetër karaktersitikë e tij është mungesa e ventilatorëve. Ekrani në modelin 12 inç të MacBook Air karakterizohet nga një rezolucion 2304×1440. Tastiera shtrihet në pothuaj terë gjerësinë e laptopit. Ky MacBook gjithashtu sjell një risi teknologjike të trackpadit. Kjo njësi tani është e paisur me më shumë sensorë duke arritur të bëjë dallimin mes një klikimi të lehtë dhe të fortë dhe si rezultat të ofroj dy komanda kompjuterike të ndryshme.
Për performancën e këtij laptopi do të kujdeset një procesor prej modeleve “Broadwell” Core M. Ky procesor zotëron një fuqi prej 5 vat dhe një fuqi përpunuesi prej 1.1 Ghz që mund të përshpejtohet deri në 2.9 Ghz. Ky laptop do të ketë një jetëgjatësi baterie deri në 9 orë shfletim në ueb dhe 10 orë duke vështruar video.
Largimi i një porte standarte USB 3.1 në favor të një modeli C sjell risi të shumta. Kjo portë do të mund të ofrojë fuqi prej 100 vat në baterinë e laptopit dhe 10 Gbps shpejtësi transferimi të dhënash. Thuani lamtumirë kablloeve HDMI, VGA dhe Thunderbolt. Nga ana tjetër do të duhen një mori adapterash për të riprodhuar funksionalitetet e humbura nga origjinali. Do tu duhen adaptera për të aksesuar portat e Ethernet, USB dhe Thunderbolt.
Laptopi do të ofrojë veçori të tilla si “Continuity”, “AirDrop” dhe “AirPlay” duke bërë të mundur ndarjen e të dhënave përmes valëve wireless pa pasur aspak nevojë për një kabllo.
Modeli 12 inç Macbook Air do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra, argjentë, gri dhe të artë. Laptopin do të mund ta blini pas datës 10 Prill. Modeli bazë prej 1,300 dollarësh ofron një proçesor dy bërthamësh 1.1 Ghz, 8GB Ram dhe një disk solid(SSD) 256 GB. Një model 1,600 dollarësh do të ofrojë një proçesor Dual Core 1.2 Ghz dhe disk solid prej 512 GB.
Ndërsa i gjithë fokusi ishte tek modeli i ri i linjës MacBook, Apple nuk harroi as modelet e tjera Mac. Në fakt e gjithë linja MacBook është riafirmuar me proçesorët e gjeneratës së pestë Intel. Këto proçesorë do të ofrojë një jetëgjatësi më të lartë baterie dhe performance të shtuar modeste krahasuar me proçesorët Haswell. Modelet 13 inç do të përditësohen me një hapësirë flash dy herë më të shpejtë sesa paraardhësit.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...