Vetëm disa ditë pasi u zbulua që dyqani kinez i platformës nga Apple për aplikacione përmban disa aplikacione të infektuara, kompania gjigante njoftoi se ato janë larguar nga dyqani.
“Ne kemi larguar aplikacionet nga App Store që janë krijuar me këtë softuer të falsifikuar”, tha një zëdhënës i kompanisë, transmeton arbresh.info. “Ne jemi duke punuar me zhvilluesit që të sigurohemi që ata kanë përdorur versionin e duhur të Xcode për të rindërtuar aplikacionet e tyre”.
Megjithatë, nuk kishte asnjë fjalë se si mund të vërejnë përdoruesit e pajisjeve iPhone dhe iPad se a janë të infektuar me këtë program keqdashës të quajtur “XcodeGhost”.
Bazuar në ‘Qihoo360 Technology’, një kompani kineze për siguri, në përgjithësi 344 aplikacione janë gjetur të infektuara, përfshirë NetEase Cloud Musoic, WeChat, dhe Didi Kuaidi./arbresh.info
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...