Kompania Apple ofron një mundësi të artë për të gjithë ju. Së fundmi Apple ka bërë një thirrje për punëtorë me orar të plotë, për pozicionin “ApplCare at Home Advisor”.
Çfarë funksioni do të keni?
Të ndihmoni klientët kur hasin probleme me produktet teknologjike të kompanisë, iPhones, iPads, Macbooks e shumë të tjera.
“Nëse e dashuroni mënyrën se si teknologjia ju ndihmon të zgjidhni shumëçka, me siguri do të jeni të shkëlqyer për të ndarë njohuritë tuaja me të tjerët. Këtë do ta bëni çdo ditë nga shtëpia juaj”, shpjegohet në postimin e bërë nga Apple.
Përpos komfortit të të punuarit nga e ëmbla shtëpi, kjo ofertë vjen si paketë bashkë me disa përfitime. Punëtorët do të paguhen dhe për ditët e pushimit, ashtu sikurse do të kenë zbritje për produktet e kompanisë.
Apple kërkon që aplikantët të kenë minimumi dy vite eksperiencë në fushën e suportit teknik, ashtu sikurse të jenë të njohur me zgjidhjen nëpërmjet telefonit, e-mail, chat etj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...