Aksionet e Apple ranë me 4.1 për qind në mbylljen e bursës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me çka kompania humbi rreth 113 miliardë dollarë nga vlera e saj e tregut.
Sipas “Bloomberg”, kompania Cupertino po përballet me probleme në të dy anët e Atlantikut pasi Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së ngriti një padi kundër Apple të enjten për një monopol të supozuar në tregun e smartfonëve, ndërkohë që kompania po përballet edhe me një hetim nga Bashkimi Evropian për shkelje të mundshme të Aktit për Tregjet Dixhitale (DMA).
Padia e shumëpritur në SHBA vjen pas vitesh pretendimesh nga kritikët se Apple po dëmton konkurrencën për shkak të kushteve kufizuese të dyqanit të saj të aplikacioneve, tarifave të larta dhe aksesit të kontrolluar fort në harduerin dhe softuerin e saj.
“Apple po minon aplikacionet, produktet dhe shërbimet që përndryshe do t’i bënin përdoruesit më pak të varur nga iPhone-ët e tyre”, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Sipas paditësit, Apple përdor monopolin e saj “për të nxjerrë më shumë para nga konsumatorët, zhvilluesit, krijuesit e përmbajtjes, artistët, botuesit, bizneset e vogla dhe shitësit me pakicë”./euronews.al
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?