Google ADS

Apple është dy vjet e gjysmë para konkurrencës

15:28 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Sipas pohimeve të Ming-Chi Kuo nga kompania KGI Securities, konkurrentëve të kompanisë Apple do t’iu nevojiten dy vjet e gjysmë që të kapin hapin me atë që aktualisht ofron teknologjia për kamerë në modelin iPhone X.

Kamera TrueDepth i jep telefonit iPhone X opsionin për njohjen e fytyrës në formën Face ID dhe njëkohësisht mundëson edhe avancimin për përcjelljen e fytyrës.

KGI po ashtu analizon edhe dërgesat e modelit iPhone X dhe kompania hulumtuese është plotësisht e bindur, se Apple do të vazhdojë rritjen në tregun e telefonave premium në treg edhe në vitet e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme