Google ADS

Apple ende nuk ia ka arritur, kinezët “prezantojnë” iPhone që paloset

18:07 | 14 Nëntor 2022
KRG

Ndryshe nga rivalët e tij Samsung dhe Huawei, Apple ende nuk ka nxjerrë një celular të palosshëm, edhe pse flitet se po punon për një të tillë.

Por, disa “YouTuber” kinezë kanë krijuar vetë një iPhone që paloset dhe e kanë quajtur iPhone V. Për të bërë diçka të tillë ata kanë përdorur një iPhone X dhe mekanizmin e palosjes së Motorola Razr.

“Na u deshën më shumë se 200 ditë për ta krijuar dhe rreth 1000 dollarë”, thonë kinezët e kanalit Technological Aesthetics. Prototipi i tyre ngjan shumë me Samsung Galaxy Z Flip.

Nga 7 prodhuesit më të mëdhenj të “smartphone” në botë, 6 prej tyre kanë prezantuar të paktën një celular që paloset (Samsung, Motorola, Huawei, Oppo, Xiaomi dhe Vivo), ndërsa vetëm Apple ende jo./A2CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme