Apple ka shënuar shitjen më të madhe të telefonave të mençur duke mposhtur rivalin e përhershëm Samsungun. Ky është një raport që dalë në bazë të studimit të tregut teknologjik “Gartner”.
Sipas këtij studimi theksohet se Apple ka shitur 1.8 milionë telefona më shumë se Samsungu në tremujorin e fundit të vitit 2014. Apple ka shitur 74.8 milionë iPhone në total, kurse Samsungu, që tash është i dyti, shiti 73 milionë njësi.
Ndërkohë që një vit më parë Samsung “shkelte” të gjitha kompanitë, nëse ajo kishte shitur 83.3 milionë telefona të mençur, ndërsa Apple 50.2 milionë.
Gjithashtu Lenovo (që përfshin edhe brendin e Motorolas) është e treta përsa i përket shtitjeve, ajo ka arritur të shesë 24.3 milionë telefona të mençur ndërsa Huaëei është i katërti me 21 milionë, ndërsa Xiaomi me 18.5 milionë njësi të shitura përmbyll top-pesëshen.
Ndërsa Samsung pret që kjo shifër të ndryshojë në varësi të telefonave më të ri që ka hedhë në treg Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. /albeu
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë