”Apple” do t’i paguajë Italisë 318 milionë euro

16:43 | 30 Dhjetor 2015
Arbresh.info

​Filiali në Itali i grupit amerikan “Apple” ka pranuar të paguajë 318 milionë euro, për shlyerjen e plotë të taksave fiskale, pas një hetimi për mashtrim fiskal, theksuan organet tatimore italiane.

Një zëdhënës i agjencisë italiane konfirmoi këtë transaksion, publikuar nga e përditshmja “La Repubblica”, por pa dhënë shumë detaje.

Sipas autoriteteve në shtatë vite “Apple Italia” kishte deklaruar fatura qesharake që nuk kanë tejkaluar asnjëherë 30 milion eurot. E vërteta besohet se është krejt tjetër dhe xhiroja e kompanisë amerikane në Itali prej vitit 2008 deri në 2013 mendohet të jetë mbi 880 milionë euro.

Autoritetet italiane dyshojnë se këto shuma marramendëse nuk janë deklaruar dhe u janë shmangur autoriteteve përmes një sistemi paralel të ngritur prej inxhinierëve irlandezë dhe amerikanë brenda “Apple Italia”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme