Tashmë kemi dëgjuar shumë thashetheme se iPhone i 2017’s do të vijë me ekran të lakuar, por raporte të reja tani sugjerojnë se ky do të jetë vetëm një prej tre modeleve që Apple do të sjellë vitin e ardhshëm.
Sipas gazetës japoneze Nikkei, iPhone i vitit të ardhshëm nuk do të ketë një ekran mbi tërë sipërfaqen e tij, siç është thënë më parë, por në vend të tij do të vijë një model 5.5-inçësh ose më i madh, me ekran OLED, të lakuar anash, sikurse Samsung Galaxy S7 Edge apo Note 7.
Samsung pritet të jetë furnizuesi kryesor i Apple’it për këto ekrane, por ka dyshime nëse gjiganti jugkorean mund të prodhojë ekrane të lakuara edhe për Apple’in, edhe për pajisjet e veta. Ndërkaq, furnzuesi shumëvjeçar i Apple’it, Foxconn, ka nisur të shtojë prodhimin e xhamave të lakuar dhe ekraneve OLED për të siguruar porosi nga Apple.
Ekrani i lakuar do të mundësonte funksionalitete të shtuara anash, por arsyeja kryesore pse Apple thuhet të jetë e interesuar në të është fakti se ai i mundëson pajisjes të ketë ekran të madh në trup të vogël, transmeton Gazeta Express.
Për krahasim, Note 7 me ekran 5.7-inçësh është dukshëm më i vogël se iPhone 6s Plus, me ekran 5.5-inçësh. Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se iPhone i 2017’s do të ketë ekran 5.8-inçësh, me trup pothuajse po aq të madh sa 6s Plus aktual.
Ky model i ri me ekran të lakuar i iPhone’it do të vinte përkrah dy modeleve të tjera me ekran të rrafshët LCD, prej 4.7 dhe 5.5-inçësh.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...