Pas shitjes së 70 milionë njësive të iPhone-it gjatë tremujorit të parë të këtij viti, disa analistë besojnë që Apple do të shes më shumë se 50 milionë njësi gjatë tremujorit të dytë, për të vazhduar suksesin që kompania ka arritur me seritë iPhone 6.
Bazuar në kompaninë për shërbime financiare UBS Evidence Lab, Apple do të shes 51.1 milionë njësi të pajisjes iPhone gjatë tremujorit të dytë, transmeton arbresh.info. Ndërkohë, analistët nga Wall Street mendojnë se vetëm 45 milionë njësi do të shiten brenda kësaj periudhe, por duke marrur parasysh shifrat e mëparshme, UBS Evidence Labs është më i mirë për këtë çështje.
UBS ka thënë se vendi kryesor ku shitjet e kompanisë Apple janë rritur është Kina, treg ku kompania së fundmi ka arritur vendin e parë, i cili ndiqet pas kompanisë Xiaomi. Raportet e mëparshme shfaqin që telefoni i fundit i kompanisë Apple është gjithashtu duke pësuar një rritje në pesë vendet më të mëdha të Evropës.
Përveç kësaj, lansimi i suksesshëm i Apple Watch besohet se do të kontribuoj gjithashtu në shitjet e kompanisë brenda tremujorit të dytë të këtij viti./arbersh.info
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...