Apple do ta ndërroi formatin e ekranit

16:20 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Pasuesi i iPhone 8 pritet të ketë ekran deri në skaje të telefonit, ngjashëm me iPhone X, shkruan Wall Street Journal.

Apple është duke punuar në ekranet LCD të “Full Active LCD”, të cilat i prodhon kompania Japan Display.

Ky lloj ekrani është më i lirë dhe Apple nuk do të ketë probleme me furnizim, të cilat i ka pasur gjatë këtij viti.

Njëri nga modelet që do të prezantohen vitin e ardhshëm po ashtu do të ketë ekran 6 inç, pasi që Apple tashmë ka porositur ekrane të tilla nga kompania Japan Display, shkruan Korea Herald.

Ekrani me madhësi 6.46 inç do t’i ketë pasuesi i iPhone X, i cili posedon ekran OLED prej 5.8 inç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme