Google ADS

Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht për modelet iPhone Pro

22:24 | 25 Nëntor 2024
E.H

Në shtator të këtij viti, Apple prezantoi modelet iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max, por vetëm versionet Pro të këtyre pajisjeve kishin një kamerë telefoto me periskop.

Ata që prisnin që modelet e iPhone 17, të cilat nuk kanë Pro në emër, të merrnin sensorë periskopi, do të zhgënjehen.

The Elec i Koresë së Jugut pretendon se kamera telefoto periskop, do të mbetet një veçori ekskluzive për modelet Pro dhe brenda linjës së iPhone 17.

Kjo do të ndodhë pavarësisht se LG Innotek, e cila prodhon modulet e kamerës iPhone, duke investuar në objekte të reja për të përmirësuar modulet e kamerës në serinë iPhone 17.

Pritet që seria e iPhone 17 të përbëhet nga katër modele: iPhone 17, iPhone 17 Air (ose Slim), iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max.

Duke pasur parasysh që iPhone 16 Pro dhe Pro Max kanë zmadhim optik 5x, modelet Pro të vitit të ardhshëm pritet të mbështesin të paktën 5x zmadhim, por nuk do të jenë të disponueshëm për iPhone 17 dhe iPhone 17 Air/Slim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme