Kompania Apple është dënuar me rreth 6,6 milionë dollarë amerikanë nga një gjykatë australiane për shkak të pohimeve të rreme të konsumatorëve se kompania refuzon të rregullojë modelet iPhone dhe iPad, të cilat më herët janë rregulluar nga palët e treta.
Konsumatorët e gjigantit teknologjik amerikan janë ankuar në Komisionin Australian Competition and Consumer, pasi përditësimi i sistemit operativ paaftësoi pajisjet e tyre, pas problemi global të njohur si “Error 53”.
Apple porositi konsumatorët se nuk kanë të drejtë të rregullojnë problemin nëse pajisjet e tyre ishin rregulluar nga kompani tjera.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Apple, e cila më parë përshkroi se gabimi shfaqet “kur pajisja nuk kalon testin e sigurisë”.
Ndryshe, kompania lëshoi një përditësim të sistemit operativ për të zgjidhur këtë problem.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...