Apple, brendi më i vlefshëm në botë

19:37 | 27 Maj 2015
Arbresh Info

Në botën e teknologjisë, të poseduarit një kompani me ndikim dhe të dallueshme në treg duhet vërtetë kohë. Bazuar në Millward Brown, një kompani nën udhëheqjen e Kantar që është e përqendruar në brendet dhe vlerat e tyre, Apple është kompania më e vlefshme në botë këtë vit, duke lënë pas edhe rivalët më të mëdhenj si Google dhe Microsoft.

Ndryshe nga ky vit, Apple gjendej në pozitën e dytë pas gjigantit kërkimor Google në vitin e kaluar. Megjithatë, kompania tani ka një vlerë që prek shifrën prej 247 miliardë dollarë, shumë kjo e cila e bënë të jetë brendi më i vlefshëm në botë.

Edhe pse duket e panevojshme, Millward Brown ka thënë se rritja e vlerës në këtë mënyrë “të egër” është si pasojë e suksesit që gjiganti ka arritur në treg me performancën e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, gjë e cila është kuptuar që nga debutimi, transmeton arbresh.info.

Pozita e tretë sipas Millward Brown për këtë vit është e zënë nga askush tjetër përveç se Microsoft-it, që është rritur për 28% dhe aktualisht vlen 115 miliardë dollarë. Në listë gjendet edhe Samsung, por në pozitën e 45-të si një brend me vlerë prej 21.6 miliardë dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme