Google ADS

Apple ‘aksidentalisht’ sjell informata të reja mbi iPhone X të këtij viti

23:44 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Burimi më i mirë i rrjedhjeve të iPhone këtë vit ka qenë vetë Apple, pasi që kompania vazhdimisht zbulon ‘aksidentalisht’ modele dhe veçori të reja. Tani, ka lëshuar një informatë të re në lidhje me diçka që është me të vërtetë emocionuese.

Falë Patently Apple, tani e dimë se Apple po punon për teknologjinë e cila sjell përsëri Touch ID për iPhone duke e integruar atë nën ekran. Për më tepër, punon duke përdorur teknologji që mund të jenë gati për lansim shumë të afërt.

Ajo që Patently Apple zbuloi me precizitet është aplikacioni për patentë me numër 20180225498, i paraqitur nga Apple në Zyrën e Patentave dhe të Markave të SHBA në janar dhe i cili u hodh në heshtje në domenin publik këtë javë.

Është paraqitur nga inxhinieri i Apple, Dale Setlak, i cili iu bashkua gjigantit amerikan nga Authentec, kompania që Apple bleu në 2012 për të përvetësuar teknologjinë prapa asaj që do të bëhej Touch ID.

Në aplikacion, Setlak parashtron planet e Apple për të përdorur kamera të shumta nën ekran për të hartuar strukturën 3D të gjurmëve të gishtave të një përdoruesi për vërtetimin e sigurisë kur prek ekranin.

Kjo është një qasje e ngjashme me atë të Vivo X21 dhe ajo që Samsung do të përdorë në Galaxy S10, megjithatë, qasja e Apple gjithashtu ju lejon të prekni pothuajse kudo në ekran.

Me pak fjalë, ndryshe nga shumica e patentave, kjo është teknologjia e botës reale. Siç duket, Apple ende nuk ka hequr dorë nga teknologjia e gjurmëve të gishtërinjëve, edhepse në iPhone X kishte zëvendësuar atë me teknologjinë e njohjes së fytyrës, njohur ndryshe si Face ID.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme