Facebook ka nisur mjete për të ndihmuar të varurit nga ky rrjet social të menaxhojnë kohën e tyre.
Karakteristikat shfaqen në një panel të ri “Sa kohë kam shpenzuar në Facebook”, i cili u njoftua se do të lansohet së pari në gusht, transmeton lajmi.net.
Kjo vjen pasi Instagram filloi mjetet e veta të menaxhimit të kohës në javën e kaluar.
Për ta provuar atë, përdoruesit klikojnë në butonin ‘hamburger’ në këndin e djathtë të sipërm të aplikacionit, pastaj tek seksioni “Settings and Privacy”.
Më pas, përdoruesit klikojnë në butonin “Your Time on Facebook”.
Kjo i lejon përdoruesit të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacion çdo ditë gjatë javës.
Përdoruesit mund të prekin një ditë të caktuar për të parë minutat ose orët mesatare që përdorën aplikacionin Facebook.
Prej aty, ata mund të caktojnë një limit kohor ditor dhe të marrin një njoftim kur koha e tyre e caktuar skadon.
Haradinaj: Me qasjen vet-izoluese të Qeverisë, Kosova është ...
Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhe...
SBASHK-u kërkon zgjidhje për pagat e mësimdhënësve në Viti, ...
Policia bastisë një shtëpi në Dragash, arreston të dyshuarin...
Disa të plagosur nga sulmet ruse në rajonin e Harkivit
Gjashtë gjyqtarë shqiptarë do të ndajnë drejtësi së bashku n...