Bota është një vend i bukur, ka shumë pamje të mahnitshme rreth nesh, por ka disa në këtë botë që kanë shikimin e dëmtuar ose të humbur.
Megjithatë, duket se gjatë viteve, ne po fillojmë të shohim mënyra të ndryshme teknologjike për të ndihmuar ata që janë të dëmtuar në pamje.
I quajtur “Be My Eyes” (Bëhu sytë e mi), është një aplikacion që do t’i lejojë përdoruesit t’i “japin hua” sytë një personi tjetër, i cili mund të ketë shikimin e dëmtuar.
Kjo bëhet mbi bazën e një vullnetari ku, kur dikush që ka nevojë të përdorë aplikacionin, ai do të dërgojë një njoftim për vullnetarët, të cilët pastaj mund t’i përgjigjen thirrjes në video dhe të përshkruajnë se çfarë është përpara / rreth atij personi duke përdorur telefonin inteligjent të telefonuesit.
Kjo mund të jetë e leverdishme nëse përdoruesi duhet të kontrollojë gjëra si data e skadimit të ushqimit, për t’u siguruar se ata kanë shumën e duhur të parave, për të shikuar shenjat e rrugëve ose nëse ata janë të humbur dhe mund të kenë nevojë për ndihmë me udhëzime.
Deri më tani aplikacioni duket të jetë mjaft i suksesshëm dhe deri më sot ka arritur të grumbullojë rreth 1.7 milionë vullnetarë, me më shumë se 100,000 përdorues të verbër që përdorin aplikacionin.
Sipas themeluesit të aplikacionit, Hans Jørgen Wiberg, ideja prapa aplikacionit është që ata që kanë shikimin e dëmtuar, të mos shqetësojnë fqinjët e tyre me gjërat e vogla. Për ata që janë të interesuar të jenë vullnetarë ose të shkarkojnë aplikacionin, drejtohuni në faqen e internetit të kompanisë për detaje.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...