‘Përdorni Signal’- ishte një postim në Twitter i bërë nga shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk. Postimi i Mask në datën 7 janar shkaktoi shumë reagime. Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden.
Kur u pyet pse e rekomandoi atë aplikacion, ish- punonjësi i Agjensisë Amerikane të Sigurisë u përgjigj duke thënë: “Unë e përdor atë çdo ditë dhe nuk kam vdekur akoma.
Po çfarë është Signal?
Për ata që nuk i ndjekin ose nuk kanë parë postimet e Musk dhe Snowden, Signal është një aplikacion i mesazheve të koduara. Kjo do të thotë që aplikacioni përdor një protokoll që siguron se askush përfshirë edhe vetë Signal nuk mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve.
Që prej publikimit ai mban vednin e parë në App Store të Apple ashtu edhe në Google Play Store. Signal mund të shikohet si rival i Whatsapp.
WhatsApp që është në pronësi të të Facebook ka afërsisht 2 miliard përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën, ndërsa Signal ka rreth 14 milion. Është e vështirë t’i quash këto aplikacione me të vërtetë konkurrentë, pasi një aplikacion mesazhesh është po aq i fortë sa rrjeti i tij. Por ndërsa rrjeti i WhatsApp është nën kërcënim, Signal’s vazhdon të rritet./tch
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...