Sensor Tower e ka bërë një hulumtim lidhur me aplikacionet më të popullarizuara, që janë shkarkuar më së shumti në iOS dhe lista e prezantuar ka mjaft befasi.
Spotify është në pozitën e 11-të, menjëherë nën Gmail, derisa në pozitën e nëntë është i ashtuquajturi Study the Grait Nation, një aplikacion të cilin Partia Komuniste në Kinë, i detyron punonjësit dhe studentët që ta shkarkojnë, transmeton Telegrafi.
Netflix e ka zënë pozitën e shtatë, menjëherë nën Facebook. Snapchat është në listë, në pozitën e 14-të, mirëpo më me rëndësi janë pozitat e para.
Instagram që është përditësuar edhe me disa opsione, ndodhet në pozitën e tretë, derisa YouTube është aplikacioni dytë më i popullarizuar në botë.
TikTok është aplikacioni më i popullarizuar në botë, për të dytën herë. Kompania që është në pronësi të ByteDance, gjatë muajit shkurt është shkarkuar një miliard herë.
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...