Për shkak të mënyrës së projektimit të platformës, kurdo që ne dëgjojmë për ndonjë program keqdashës dhe për kërcënime sigurie në botën telefonike, ne fiksohemi më shumë në platformën Android pavarësisht dëshmive që dikush është në rrezik. Tani, një raport i publikuar së fundmi pretendon që shumica e dobësive të aplikacioneve ekzistojnë tek aplikacionet në platformën iOS.
Mendimet tradicionale janë krijuar sepse Apple kufizon aplikacionet se çfarë janë në gjendje për të bërë në platformë, por kompanitë e sigurisë telefonike të aplikacioneve, Checkmarx dhe AppSec Labs kanë thënë që kjo nuk është e vërtetë, transmeton arbresh.info. Raporti i tyre pretendon që 40% e dobësive në aplikacionet e sistemit operativ iOS ishin kritike dhe të nivelit të lartë në krahasim me 36% të dobësive në Android.
Ky raporton nuk ofron detaje të sigurta, por zbulon që mesatarisht çdo aplikacion në telefon ka nëntë dobësi, dhe aplikacionet në iOS kanë më shumë se ato në Android./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...