Aplikacionet e Jio kryesojnë në Google Play Store

08:27 | 8 Shtator 2016
Arbresh.info

Pas fitimit në fushën e telekomit në Indi, ku Jio ofronte thirrje video falas duke zvogëluar kostot, aplikacionet Jio tani kanë mundur edhe shërbimet e mesazheve si WhatsApp dhe Facebook në Google Play Store.

Në krye të 10 aplikacione më të shkarkuara nga Google Play store në Indi, shtatë nga ato janë nga familja e Jio. WhatsApp renditet i treti, ndërsa Facebook i 12-ti.

Aplikacioni MyJio ishte i pari në listë ndërsa JioCinema i dyti. JioTV në vend të katër, JioNet në të pestin, JioJoin në të gjashtin dhe JioMusic në të shtatin, të ndjekur përsëri nga programet e të njëjtit emër. Ndërkohë që MyJio numëron 10 milionë shkarkime gjithsej, aplikacionet e tjera kanë rreth 1 milionë shkarkime, raporton krokodili.com

Jio ka linçuar një aplikacion tjetër të quajtur AJIO ku mund të realizohen blerje online. Aty ofrohen veshje, aksesorë dhe bizhuteri nga më shumë se 200 marka të njohura Indiane./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme