Aplikacion nga Chevrolet parandalon shqetësimin e shoferit gjatë udhëtimit

15:28 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Ky aplikacion do të integrohet në telefon, në mënyrë që të shoferi të mos shqetësohet nga dikush në telefon

“Call Me Out” është aplikacioni që e ka punuar Chevrolet, i cili do t’i ndalojë përdoruesit e sistemit Android, të shqetësohen përmes telefonit derisa janë duke vozitur, transmeton Telegrafi.

Kur miqtë dhe familjarët i telefonojnë, atyre iu shkon një mesazh se përdoruesi është duke vozitur dhe iu kërkojnë që këtë ta bëjnë pak më vonë.

Në raste të emergjencave, përdoruesit i shkon një mesazh, se diçka nuk është në rregull dhe i kërkohet të ndalojë. Telefonatat lejohen, vetëm kur përdoruesi është duke lëvizur me 15 kilometra në orë dhe ka mundësi kthejë përgjigje pa e humbur vëmendjen.

Po që se thërrasin apo shkruajnë mesazhe njerëzit  pa njohshëm, përdoruesit i del në ekran mesazhi, që e inkurajon, që të mos përgjigjet, pasi nuk ia vlen derisa është duke vozitur. Sipas Chevrolet, të folurit në telefon është një trend i rrezikshëm që po rritet në masë të madhe.

Deri më tani është menduar se praktikohet vetëm prej të rinjve, por sipas një sondazhi del se 84 shoferë e përdorin telefonin derisa udhëtojnë.

Më anë këtij aplikacioni që së shpejti do të jetë në dispozicion përmes Google Play Store dhe iOS, pritet t’i jepet fund përdorimit të telefonit gjatë vozitjes. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme