Google ADS

Anonymous zbulon identitetin e 1.000 anëtarëve të Ku Klux Klan

08:22 | 6 Nëntor 2015
Arbresh Info

Grupi online i hakerëve Anonymous ka mbajtur premtimin për të zbuluar identitetin e qindra anëtarëve të Ku Klux Klan.

Të hënën, Anonymous deklaroi për të lëshuar të gjitha informatat e rreth 1.000 anëtarëve në Ku Klux Klan më 5 nëntor, shkruan arbresh.info. Ashtu siç kishin premtuar, Anonymous postoi një link dje tek një llogari në Pastebin me emrat, pseudonimet, profilet në Goolge Plus, llogaritë në Facebook dhe informatat e tjera të mbi 1.000 individëve të grupit që besohet se janë anëtarë të Ku Klux Klan.

Ku Klux Klan (KKK) është i klasifikuar si një grup racist që supozohet se ka në përgjithësi 5.000 deri në 8.000 anëtarë.

Edhe pse grupi i hakerëve njoftoi që janë duke mbledhur informata të anëtarëve për mbi 11 muaj, ata ende nuk kanë publikuar informatat personale të tyre./arbresh.info

https://twitter.com/Operation_KKK/status/662380844711972865?ref_src=twsrc%5Etfw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme