Google ADS

Anonymous sfidon Zuckerberg

00:12 | 25 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një rrjet i ri social, i krijuar nga anëtarët e Anonymous, shpreson që të mposhtë Facebookun dhe rrjetet e tjera sociale me një përkushtim ndaj privatësisë, sigurisë dhe transparencës se si promovohen postimet.

Faqja, Minds.com, ka opsionet e njëjta bazike si çdo rrjet tjetër social: përdoruesit dërgojnë përditësime tek ndjekësit e tyre, të cilët mund të komentojnë ose të promovojnë postime të cilat i lexojnë.

Por, ndryshe nga konkurrentët e tjerë, kjo faqe nuk ka për qëllim që të fitojë para nga të dhënat e mbledhura – por në vend të kësaj, të transkriptojë të gjitha mesazhet, kështu që të mos mund të lexohen nga reklamuesit ose qeveritë.

Një veçori shumë e ndryshme e kësaj faqe nga të tjerat është se i shpërblen njerëzit që bashkëveprojnë me postime, duke votuar, komentuar ose ngarkuar.

Përdoruesit shpërblehen me pikë të cilat mund të shkëmbehen për shikime, që nënkupton se postimet e njerëzve më aktivë do të promovohen nga rrjeti social.

Faqja është lëshuar zyrtarisht me aplikacione për celularë dhe Desktop, por ende është në versionin beta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme