Google ADS

Anonymous dalin në marshim kundër qeverive (Video)

21:49 | 5 Nëntor 2016
Arbresh Info

“Marshimi i Miliona Maskave” është një traditë që zhvillohet çdo vit që prej 2012-s në shumë vende të botës dhe organizohet nga grupi “Anonymous”.

Ky marshim që mbahet në më shumë se 480 shtete është tubimi më i madh dhe protestohet kundër korrupsionit, krimit qeveritar, masave shtrënguese ekonomike etj.

5 Nëntori është pikërisht data që ky marshim është kthyer në një traditë për shumë kryeqytet, ku më i madhi ndodh në Londër.

Të gjithë personat që marrin pjesë mbajnë të veshur maskën e ‘Anonymous’, simboli identifikues i grupimit të hakerave ‘Anonymous’.

Ndërkohë më shumë se 2000 forca të policisë janë në gatishmëri dhe kanë marrë gjithë zonën e protestave në kontroll duke qenë se i druhen një përshkallëzimi të protestave.

Ndërkohë deri tani janë arrestuar të paktën 10 persona duke përfshirë këtu dy protestues që refuzuan të heqin maskën, një për përdorim të armëve dhe 6 të tjerë për zotërim droge, shkruan albeu.

Tubimet organizohen nëpër rrjetet sociale nga hakerat e njohur dhe nuk kanë një drejtues specifik, por të gjithë qytetarët dalin në shesh në të njëjtën orë në mbi 480 kryeqytete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme