Hakerët e grupit Anonymous Albania janë rikthyer sërish në aksion disa muaj pasi hakuan 100 ueb faqe serbe.
Grupi i hakerëve në një video të publikuar së fundmi i kanë dërguar një mesazh Serbisë duke e paralajmëruar se ata do hakmerren për 14 mijë njerëzit e vrarë dhe 20 mijë gratë e dhunuara, shkruan portali arbresh.info.
“Ne do të kujtojmë gjithmonë se çfarë u keni bërë njerëzve tanë, ju keni zhvendosur rreth 1 milionë njerëz, ju keni vrarë më shumë se 14 mijë njerëz dhe keni përdhunuar më shumë se 20 mijë gra dhe ende mendoni që ne duhet lëmë këtë mënjanë dhe të shtiremi sikur nuk ka ndodhur asgjë ndërmjet nesh”, tha njëri nga anëtarët e këtij grupi hakerësh në video.
“Fjala jonë e fundit është që ne do të nderojmë të gjitha familjet tona që kanë humbur dikë në luftë kundër jush. Ne duam drejtësi dhe duam rikthimin e njerëzve të humbur”./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=hSkrZsPZglU&feature=youtu.be
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA