Angry Birds 2 nuk do të lëshohet për Windows Phone

09:36 | 22 Korrik 2015
Arbresh Info

Javën e kaluar ne ju kemi njoftuar që Angry Birds 2 do të lansohet më 30 korrik, por kompania prapa kësaj loje, Rovio ka konfirmuar që versioni i dytë i lojës Angry Birds nuk do të lëshohet për pajisjet me platformë Windows Phone.

“Fatkeqësisht, Angry Birds 2 nuk do të lëshohet për Windows Phone”, tha kompania, transmeton arbresh.info. “Ne ju kërkojmë falje për shqetësim dhe shpresojmë që të keni mundësinë të luani lojën e re në njërën nga platformat që ne mbështesim, Android apo iOS”.

Ende nuk është e qartë nëse përdoruesit e platformës Windows Phone do të marrin ndonjëherë lojën, por duket që lansimi nuk do të ndodhë njëherë. Sidoqoftë, ja vlen të ceket se versioni origjinal i lojës Angry Birds zuri vend në Windows Phone në vitin 2011, disa vite pasi ishte lëshuar në platformat tjera./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme