Android Wear tani ka mbi 4000 aplikacione

23:08 | 29 Maj 2015
Arbresh Info

Në Google I/O nuk kanë munguar as përditësimet për progresin e Android Wear. Platforma e dedikuar për pajisjet që mund të vishen ka arritur shumë në krahasim me kohën e shkurtër që është në dispozicion dhe zhvilluesit e palës së tretë janë ata që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin në këtë pjesë.

Gjatë prezantimit të popullaritetit të platformës Android janë cekur shifra vërtetë të larta, që sipas Google-s duket që orët e mençura tani kanë një ekosistem të begatshëm me mbi 4000 aplikacione të dedikuara.

Si pasojë e debutimit të platformës së fundit të bazuar në Lollipop, ky sistem operativ është zvogëluar dukshëm, por përditësimi u bë i mundshëm edhe për orën LG Watch Urbane, ndërsa tani pritet të jetë i përshtatshëm edhe pajisjet e tjera që janë të bazuara në Android Wear.

Si pjesë e këtij përditësimi, në platformën Android Wear tani mund të gjeni edhe përmirësime të mëdha në eksperiencën që ky sistem operativ sjellë tek përdoruesit. Kjo e ka bërë këtë platformë më të përshtatshme për përdoruesit duke rregulluar njoftimet që shfaqen tek ora e mençur në mënyrë për të ofruar një meny vërtetë të mahnitshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme