Android tani ka 88% të tregut të telefonave

13:05 | 3 Nëntor 2016
Arbresh Info

Sipas shifrave të fundit të zbuluara nga kompania hulumtuese e tregut ‘Strategy Analytics’, pjesëmarrja e telefonave Android në mbarë botën gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016 është rritur në 88 për qind nga 84.1 për qind të raportuar gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, sistemi operativ iOS nga Apple ka humbur një pjesë të tregun duke rënë në 12.1 për qind nga 13.6 për qind sa kishte gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar, shkruan portali arbresh.info. Sa i përket numrit të shitjeve të telefonave të mençur, pajisjet me platformë Android kanë shijuar një rritje për 10.3 për qind, ndërsa ato me iOS kanë rënë për 5.2 për qind.

“Apple iOS humbi tregun ndaj platformës Android dhe pësoi rënie për 12 për qind në mbarë botën gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016 për shkak të mungesës së shkëlqimit në tregun në Kinë dhe Afrikë”, tha Neil Mawston, drejtori ekzekutiv i “Strategy Analytics”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme