Android Pay debuton në SHBA

08:57 | 11 Shtator 2015
Arbresh Info

Google ka njoftuar që Android Pay do debutojë sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mënyra e re për pagesa është bërë zyrtare gjatë konferencës vjetore Google I/O disa muaj më para, ndërsa tani më në fund është në dispozicion edhe për përdorim.

Kompania ka paralajmëruar që debutimi do bëhet gradualisht dhe do të marr disa ditë, shkruan arbresh.info. Sistemi do punojë me çdo pajisje që përdorë platformën Android 4.4 KitKat apo më të re që bartë teknologjinë NFC.

Në të ardhmen, Android Pay gjithashtu do iu lejojë të blini gjëra online nga aplikacionet që keni në telefonin tuaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme